E çuditshme: Një person ik nga stacioni Policor në Suharekë
Policia e Kosovës, përmes faqës së tyre zyrtare kanë njoftuar për një situatë të çuditshme.
Një person ka ikur nga Stacioni Policor në Suharekë.
Personi në fakt kishte urdhërarrest nga Gjykata.
Kur u kap nga policia, e kur e kuptoi se do të dërgohej në paraburgim, qytetari ka shfrytëzuar një situatë të caktuar, për të ikur nga aty.
Për këtë, sipas njoftimit të policisë, është suspenduar një zyrtar dhe rasti është lajmëruar në Inspektoriatin Policor
Komunikata e Policisë:
“Një person ik nga stacioni Policor në Suharek
Prizren, 22 Tetor 2022
Me datë 20 Tetor 2022, pasi që policia në Suharekë e kanë ndaluar një person në bazë të urdhërarresteve të gjykatës, i njëjti është shoqeruar për në stacionin Policor të Suharekës.
Pas konsultimin me gjyqetarin kompetnte , nga Gjykata është nxjerr vendim për të ndaluar për 30 ditë në paraburgim të dyshurin.
Kur i dyshuari ka kuptuar se do të dergohen në paraburgim ai në një moment e ka shfytëzuar rastin dhe ka ik nga stacioni i Policisë.
Policia janë vënë në kerkim të tij.
Për të dyshuarin është hap edhe një rast penal për ikjen e tij nga organet e drejtësissë.
Ndersa lidhur me rastin nga Drejtori Rajonal I Policisë në Prizren, një zyrtar është suspenduar për 72 orë dhe Inspektoriati policor është njoftuar.”