Dyshohet se katër persona u helmuan, AUV mbyll restorantin në Lipjan - NACIONALE

Dyshohet se katër persona u helmuan, AUV mbyll restorantin në Lipjan

1 vit më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Një restorant në Lipjan është mbyllur, për shkak të dyshimeve se katër persona janë helmuar.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi.

“Varësisht nga rezultatet laboratorike rasti do të procedohet sipas procedurave administrative bazuar në të gjeturat e mbledhura nga gjurmueshmëria e rastit”, tha Thaçi për Express.

Thaçi tha se janë marrë pesë strisho dhe katër mostra për testim, ndërsa shtoi se lokali do të mbetet i mbyllur deri në daljen e rezultateve.

Restoranti produktet parësore për konsumatorë i kishte ato të tipit: "fast food".

Lajme të ngjashme