Dyshohet se kanosi policët në Gjakovë, arrestohet shtetasi i Shqipërisë
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë në Gjakovë.
Ai dyshohet se ka kanosur policët derisa po i shqiptonin një tiketë kundërvajtje.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë:
KANOSJE
Gjakovë / 19.10.2024 – 20:40. Është arrestuar i dyshuari Shqiptar shtetas i Shqipërisë për shkak se i njëjti i kishte kanosur verbalishtë zyrtarët policorë derisa po i shqiptonin një tiketë kundërvajtje. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.