Dyshohet se kaluan ilegalisht kufirin nga Serbia, policia ndalon tre persona - NACIONALE

Dyshohet se kaluan ilegalisht kufirin nga Serbia, policia ndalon tre persona

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kalimit të paautorizuar të kufirit.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se tre persona janë ndaluar, pasi dyshohen se kanë kaluar ilegalisht kufirin.

Pas intervistimit, ata janë liruar në procedurë të rregullt.

“KALIM I PAAUTORIZUAR I KUFIRIT

Fsh. Joshanicë, Leposaviq / 22.08.2024-NN. Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar pasi që i njëjti me veturën e tij dhe me dy pasagjerë kanë hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt” – shkruhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme