Dyshohet se ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq ka ikur nga Kosova - NACIONALE

Dyshohet se ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq ka ikur nga Kosova

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq, i cili është dënuar me burgim për veprën penale të sulmit seksual nuk po e vuan dënimin.

Portali Siniali raporton se Baliq ia ka mbathur nga Kosova për të evituar dënimin që Gjykata e Apelit ia uli nga dy vite burgim në një vit burgim, në nëntor të vitit të kaluar.

Burimet e këtij portali kanë bërë me dije se Baliq dyshohet se tashmë është vendosur në shtetin e Bosnjë Hercegovinës, ku pritet të ushtrojë profesionin e mjekut.

Baliq është dënuar nën akuzat se më 12 gusht 2020, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, në zyrën e tij, me dashje e në cilësi të profesionistit shëndetësor duke keqpërdor gjendjen shëndetësore të viktimës A.I, e nxit të njëjtën që ta prek me qëllim seksual pa pëlqimin e saj.

Pas arrestimit, ai ka qëndruar në paraburgim, periudhë kjo e vetme që ai kaloi si i paraburgosur. Kjo është konfirmuar edhe nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Lajme të ngjashme