Dyshohet se i shiti asetet e Kosovës që ndodhen në Bosnje e Mal të Zi, policia e arreston - NACIONALE

Dyshohet se i shiti asetet e Kosovës që ndodhen në Bosnje e Mal të Zi, policia e arreston

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka kryer shitjen e pronave të Kosovës të cilat janë nën menaxhimin e Agjencionit Kosovar të Privatizimit (AKP).

Sipas policisë, i arrestuari ka paraqitur dokumente të rrejshme për shitjen e asteve të Kosovës që gjenden në Bosnje dhe Mal të Zi.

Raporti i plotë:

FALSIFIKIM I DOKUMENTIT, MASHTRIM & PREZANTIM I RREMË

PKV Bërnjak (NN) 26.09.2022 – 09:00. Me 26.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer shitje të pronave, të Republikës së Kosovës të cilat janë nën menaxhim të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, pronat gjenden jashtë shtetit të RKS-së në shtetin e Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi. I njëjti duke paraqitur dokumente të rrejshme, duke përdorur nënshkrimin si person zyrtar i autorizuar nga AKP, për shitjen e aseteve. Të njëjtit i është bastisur shtëpia, në koordinim me prokurorin e rastit nga PTH-Prishtinë dhe është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme