Dyshohet se e sulmoi fizikisht kosovaren, arrestohet shtetasi i Turqisë në Prizren
Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga fenomenet goxha të përhapura në Kosovë.
Vazhdimisht Policia e Kosovës njofton për raste të dhunës fizike e psiqike në familjet kosovare. Në raportin 24-orësh, Policia e Kosovës njofton për një arrestim të një shtetasi turk në Prizren, pasi ai dyshohet se e rrahu viktimën femër kosovare.
“Prizren / 21.12.2023 – 04:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, për shkak se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.” – shkruhet në raportin e Policisë së Kosovës.