Dyshohet për shpërdorim të pasurisë së huaj, policia kërkon ndihmën e qytetarëve në gjetjen e personit në foto
Policia e Kosovës, saktësisht Stacioni policor i Graçanicës, mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë ka publikuar fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim, i dyshuar për implikim në veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.
“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin "Shpërdorimi i pasurisë së huaj" të ndodhur më 22.07.2023, në një dyqan në qendrën tregtare Prishtina Mall, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim.” – thuhet në njoftimin e PK-së.
Tutje në njoftim kanë para qitur edhe numrat kontakuese.
“Për informacione ju lutem na kontaktoni direkt në: E-mail: info@kosovopolice.com, Facebook: https://www.facebook.com/KosovoPolice/ Android IOS app: Lajmero Policine Tel: 192, 038 606083, 045 450364”.