Dyshohet për keqtrajtim të kafshëve, policia u kërkon ndihmë qytetarëve për gjetjen e këtij personi - NACIONALE

Dyshohet për keqtrajtim të kafshëve, policia u kërkon ndihmë qytetarëve për gjetjen e këtij personi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Më në fund, Policia e Kosovës po tregohet serioze sa i përket çështjes së keqtrajtimit të kafshëve. Ata kanë kërkuar ndihmë që të identifikohet një person, duke ia publikuar edhe fotografinë.

Policia përmes një komunikate për media, ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për identifikimit e një personi të dyshuar.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.” – kanë thënë nga policia.

I njëjti, dyshohet për keqtrajtim të kafshëve dhe ndotje të ushqimit dhe ujit të shtazëve.

Policia ka publikuar edhe numrin ku mund të kontaktohet rreth çdo informacioni të ri.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”

Lajme të ngjashme