Dyshimet se u helmuan me ujë të pijës: Mbi 300 pacientë kanë kërkuar ndihmë në QKMF-në e Kaçanikut - NACIONALE

Dyshimet se u helmuan me ujë të pijës: Mbi 300 pacientë kanë kërkuar ndihmë në QKMF-në e Kaçanikut

4 vjet më parë

nga Trina Zuka

Rreth 300 pacientë kanë kërkuar ndihmë në QKMF-në e Kaçanikut, që nga dita e djeshme ku si pasojë e përdorimit të ujit të pijës janë helmuar.

Doktori i Qendrës së Mjekësisë në Kaçanik, Sinan Zeneli thotë për gazetën se gjendja e tyre nuk është e rënduar. Por se të njejtit vijnë nga dy tri herë brenda ditës për të, kërkuar trajtim.

“Deri tash 300 pacientë kanë kërku ndihmë. Gjendja e tyre nuk është e rënduar, por të njejtit vijnë nga dy tri herë brenda ditës për me kërku ndihmë”, tha Zeneli.

Simptomat e pacientëve janë nga më të ndryshmet.

“Simptomat janë kryesisht me vjellje, barkqitje, kokëdhimbje, temperaturë, ngërrqë në bark e plogështi”, tha Zeneli.

Fshatrat që po kërkojnë trajtim në QKMF-në e Kaçanikut janë Nikaj, Rekë, Biçec, Dubravë e Doganaj.

Mostrat për t’u testuar uji i pijës janë dorëzuar në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik dhe tani pritet vlerësimi zyrtar.

Lajme të ngjashme