Dyshimet se iu ndërrua foshnja, gazetari tregon si ndodhi ngjarja në Klinikën e Gjinekologjisë
Gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija, ka rrëfyer mënyrën se si ka ndodhur ngjarja në Klinikën e Onkologjisë, pas denocimit të një prindi se i është ndërruar fëmija i porsalindur.
Sipas tij, ky rast është një skandal dhe si tillë duhet të merren masa ndaj infermierës që kishte informuar gabimisht prindin.
Ai thotë se në klinikë në të njëjtën kohë ka pasur dy lindje të rënda, në njërën lindje foshnja nuk ka shpëtuar, ndërsa tek një lindje tjetër foshnja ka shpëtuar dhe sipas kësaj, gabimi ka ndodhur kur infermieria kishte lajmëruar gabimisht prindin që i kishte vdekur foshnja me prindin tjetër që i kishte shpëtuar foshnja.
“Nje infermiere e Neonatologjise e merr foshnjen e gjalle per ta derguar ne kujdesin neonatal, dhe rruges e takon prindin e foshnjes se vdekur. Atij i thote se kjo eshte foshnja juaj dhe ka lindur mire. Prindi i ben fotografi foshnjes, ndersa pak minuta me vone e kupton nga mjeku se foshnja e tij ne fakt ka lindur e vdekur.”, ka shkruar ai.
Lidhur për rastin ka reaguar edhe drejtori i Gjinekologjisë, i cili ka thënë se prindërit ishin të njoftuar me kohë për problemet.
Shkrimi i tij i plotë:
Skandali i dyshimit te “nderrimit te foshnjes” ne QKUK eshte nje gabim dhe shkelje e autorizimit te infermieres.
Dy raste te renda ne te njejten kohe jane trajtuar mbreme ne sallen e lindjes ne Gjinekologji. Njera nga pacientet kishte gjakderdhje te rende dhe mjeket nuk arrijne ta shpetojne foshnjen.
Me vetem pak minuta diference lind edhe pacientja tjeter me foshnjen e gjalle.
Nje infermiere e Neonatologjise e merr foshnjen e gjalle per ta derguar ne kujdesin neonatal, dhe rruges e takon prindin e foshnjes se vdekur. Atij i thote se kjo eshte foshnja juaj dhe ka lindur mire. Prindi i ben fotografi foshnjes, ndersa pak minuta me vone e kupton nga mjeku se foshnja e tij ne fakt ka lindur e vdekur.
Kjo eshte edhe nje papergjegjesi e pafalshme qe ka çuar ne skandal dhe menaxhmenti duhet te marr masa.
