Dyshimet për keqpërdorim të 191 mijë eurove në MI, Prokuroria e Pejës: Rasti është nën hetim - NACIONALE

Dyshimet për keqpërdorim të 191 mijë eurove në MI, Prokuroria e Pejës: Rasti është nën hetim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dje gazeta Nacionale raportoi për dyshimet për keqpërdorim të 191 mijë eurove në një tender të Ministrisë së Infrastrukturës, që udhëhiqet nga ministri Liburn Aliu, ku përfshihet kompania “Sallahu sh.p.k”.

Në lidhje me këtë temë, Nacionale i ka shkruar edhe Prokurorisë Themelore në Pejë.

Në një përgjigje për Nacionalen, Prokuroria e Pejës e ka konfirmuar se rasti është nën hetim. Megjithatë, ata nuk kanë dhënë asnjë informacion tjetër për shkak të “ndjeshmërisë”.

“Rasti është në proces hetimore dhe për shkak të ndjeshmërisë nuk mund të ndajmë për momentin me shumë informata rreth kësaj çështje penale.” – thuhet në përgjigjen e Shkodran Nikçit, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.

Lajme të ngjashme