Dybala te Roma ishte e mundshme, shumë e mundshme
Legjenda e Romës, Francesco Totti, ka thënë se kalimi i Dybalas te Roma ishte shumë i mundshëm, ndërsa për Ronaldon thotë se nuk ka besuar asnjëherë.
Verdhekuqtë ishin të emocionuar kur Totti tha se do të tentojë ta bind sulmuesin argjentinas për aventurën e re. Totti i kishte kërkuar Dybalas të vinte në Romë duke ia premtuar numrin 10 në fanellë.
“Le të themi se ishte e mundshme ardhja e Dybalas, shumë e mundshme. Por ndodhën gjëra të tjera dhe kjo tani ka shumë pak gjasa të ndodhë. Ai do të shkojë në ndonjë skuadër tjetër, por sinqerisht nuk e di se ku.”