Dy vite me parë MDA kishte keqpërdorur informacionet zyrtare për të fituar një tender 2 milionë euro - NACIONALE

Dy vite me parë MDA kishte keqpërdorur informacionet zyrtare për të fituar një tender 2 milionë euro

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kompania Menagment Development Association (MDA), e cila ka aplikua për licencë për shitblerje të energjisë, duket se edhe më herët ka shfrytëzuar afërsinë e pronarëve të saj me kryeministrin Albin Kurti për të fituar tender.

Gjykata Themelore në Prishtinë, para dy vitesh, kishte dënuar Xhemajl Sylën, ish-zyrtarin e Ministrisë së Tregtisë, me burg dhe gjobë pasi ai kishte keqpërdorur detyrën zyrtare për ta ndihmuar kompaninë e Luan Dalipit të përfitojë një tender.

Gazetari Lirim Mehmetaj ka dhënë detaje të këtij vendimit të gjykatës.

Ai ka treguar se duke u bazuar në këto informacione kompania MDA e kishte fituar një tender prej 2 milion eurove.

“Xhemajl Syla akuzohet se më 5 dhjetor 2018, si person zyrtar, udhëheqës i Divizionit për mbështetje të bizneseve dhe zhvillimeve regjional në Ministrinë Tregtisë dhe Industrisë (MTI), ka keqpërdorur informatën zyrtare me qëllim të përfitimit e përparësisë për kompaninë Menagment Development Association (MDA), e cila ka ofertuar në tenderin, sipas projektit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ‘Rritja e aftësisë konkurruese të sipërmarrjeve dhe promovimi i eksportit’, financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian, në vlerë prej dy milionë euro”, thuhej në aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Lajme të ngjashme