Dy vdekje të dyshimta brenda 24 orëve në Kosovë
Dy raste të vdekjeve të dyshimta janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Njëri rast ka ndodhur në Gjilan tjetri në Dragash.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte në oborr, viktimës i ishte keqësuar gjendja shëndetësore dhe të njëjtin e kishte transportuar në Spitalin e Gjilanit. Nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti ka arritur pa shenja jete”, thuhet në raportin e Policisë.
Ndërkohë një rast tjetër ka ndodhur në Dragash.
“Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.