Dy të ndaluar për 48 orë, dyshime për mashtrim e falsifikim të dokumenteve për pronë në Veternik - NACIONALE

Dy të ndaluar për 48 orë, dyshime për mashtrim e falsifikim të dokumenteve për pronë në Veternik

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se, pas një hetimi që ka zgjatur disa muaj, ka ndaluar për 48 orë dy persona me inicialet M.M. dhe Z.J., nën dyshimin për mashtrim, falsifikim dokumentesh dhe legalizim të përmbajtjes së rreme.

Sipas njoftimit, rasti lidhet me një pronë në lagjen Veternik me sipërfaqe prej 56 ari. Gjatë veprimeve hetimore, autoritetet kanë sekuestruar një sërë provash materiale, përfshirë një veturë, para të gatshme, dokumentacion pronësor dhe telefona.

“Në kuadër të veprimeve hetimore të ndërmarra në këtë çështje, nga personat e dyshuar janë sekuestruar këto prova materiale: një (1) veturë në vlerë prej 50,000 deri në 60,000 euro; para në shumën prej 20,000.00 (njëzet mijë) euro; dokumente të ndryshme pronësore, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara; si dhe katër (4) telefona celularë, të cilët do të shërbejnë si prova materiale në procedurën e mëtejshme hetimore”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme