Dy persona sulmojnë fizikisht dy persona të tjerë në Mitrovicën Veriore, policia jep detaje
Policia ka arrestuar dy persona pasi kanë fyer dhe sulmuar fizikisht dy persona të tjerë në Mitrovicën Veriore.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, si pasojë e sulmi fizik, viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore.
Ndërkohë, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti po hetohet në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rr. Knjaz Millosh, Mitrovicë Veri 21.11.2023 – 01:45. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj pasi të njëjtit fillimisht kishin fyer e më pas edhe sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë. Si pasoj e sulmit fizik, viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësorë. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.