Dy foto të Osmanit me Biden, njëra në varrim – Zotëriu i Parë thotë se po bëhet historia - NACIONALE

Dy foto të Osmanit me Biden, njëra në varrim – Zotëriu i Parë thotë se po bëhet historia

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nuk dihet se si mund të shkruhet historia përmes realizimit të dy fotografive, por Prindon Sadriu po konsideron se këtë po e bën presidentja Vjosa Osmani, njëherit bashkëshortja e tij.

Presidentja Osmani po qëndron në SHBA ku po zhvillon takime të ndryshme, nën margjina të sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti Joe Biden, ku pati rastin të sigurojë edhe një foto me të.

Para kësaj, Osmani ishte në Londër në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II. Edhe atje, presidentja bëri disa foto me Biden, ndonëse të turbullta, por shihet se është presidenti amerikan.

Këto dy foto, i ka postuar sot në Facebook, Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, ku ka bashkëngjitur mbishkrimin “Osmani-Biden: 2 takime brenda dy ditësh”.

Më poshtë, ai ka vendosur edhe një hashtag, se “historia po bëhet”.

Lajme të ngjashme