Dumoshi dorëzon në Kushtetuese vendimin për shkarkimin e Kimete Gashit nga Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik - NACIONALE

Dumoshi dorëzon në Kushtetuese vendimin për shkarkimin e Kimete Gashit nga Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi ka njoftuar se e ka dërgua në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin e Kimete Gashit nga Organi Shyrtues i Prokurorimit Publik.

Dumoshi përmes një postimi ka njoftuar se këtë vendim e ka dorëzuar në emër të 13 deputetëve.

Sot në emër të 13 deputetëve të subjekteve të ndryshme parlamentare, dorëzova në Gjykatën Kushtetuese lëndën me të cilën kontestojmë si në formë ashtu edhe në përmbajtje, Vendimin e Kuvendit të Kosovës Nr.08-V-583 të datës 13.07.2023, ku kundërligjshëm dhe kundër Kushtetutës shkarkohet zj.Kimete Gashi nga Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik. Kushtetuta dhe kushtetushmëria janë domosdoshmëria e Republikës sonë.” – ka shkruar Dumoshi.

Lajme të ngjashme