Dukagjin Lipa për akuzat e Shemit: S’flas për këtë çështje, ka tema më të mira për gazetarët - NACIONALE

Dukagjin Lipa për akuzat e Shemit: S’flas për këtë çështje, ka tema më të mira për gazetarët

4 vjet më parë

nga Gazeta Nacionale

Dukagjin Lipa, organizatori i Sunny Hillit, dhe baba i këngëtarës së njohur, Dua Lipa, ka refuzuar të flasë për arrestimin e Shemsi Krasniqit nga grupi Ilirët.

Lipa nuk ka dashur të komentojë akuzat që Krasniqi i pati në adresë të tij.

“Ka tema ma të mira që mundeni me u marrë ju si gazetar, nuk flasë për këtë çështje” tha Lipa për gazetën.

Kujtojmë që dje Shemi ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, e cila në një komunikatë theksoi se ai ishte ngjitur në Skenën e Sunny Hill paautorizim.

Lajme të ngjashme