"Duam që të kemi më shumë koordinim kur ndërmerren veprime": O’Brien flet për raportet ShBA-Kosovë - NACIONALE

"Duam që të kemi më shumë koordinim kur ndërmerren veprime": O’Brien flet për raportet ShBA-Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në një intervistë në emisionin “Politiko”, Ndihmës Sekretari i Shtetit i ShBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, ka diskutuar për gjendjen aktuale të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Kosovës.

Ndërsa pranoi mosmarrëveshjet e herëpashershme me qeverinë kosovare, O'Brien theksoi se dallime të tilla janë normale

Megjithatë, ai theksoi rëndësinë e dialogut dhe koordinimit më të ngushtë me ShBA-në para se Kosova të ndërmarrë veprime të caktuara.

“Herë pas here kemi mospajtime, por kjo ndodh mes miqve. Duam që të kemi më shumë koordinim kur ndërmerren veprime, veçanërisht kur ato veprime mund të përfshijnë trupat e NATO-s në KFOR apo në veri. Gjithashtu dëshirojmë që të kemi më shumë diskutime para se të ndërmerret një veprim i tillë”, tha Ndihmës Sekretari i Shtetit i ShBA-së.

Lajme të ngjashme