Dronët iranianë në Ukrainë, BE vendosë sanksione ndaj përgjegjësve
BE-ja ka rënë dakord që të vendosë sanksione kundër tre individëve dhe një entiteti që furnizon Rusinë me dronë iraniane, të cilët janë përdorur për të bombarduar Ukrainën.
“Pas 3 ditësh bisedime, ambasadorët e BE-së ranë dakord për masat kundër subjekteve që furnizojnë dronët iranianë që goditën Ukrainën”, ka njoftuar presidenca çeke në Twitter.
Më tej në njoftim shtohej se, “shtetet e BE-së vendosën të ngrijnë asetet e 3 individëve dhe 1 entitetit përgjegjës për dërgesat me dron. BE-ja është gjithashtu e përgatitur të zgjerojë sanksionet ndaj 4 subjekteve të tjera iraniane që tashmë janë paraqitur në një listë të mëparshme sanksionesh.”
Është bërë e ditur se sanksionet e vendosura do të hyjnë në fuqi që sot.
