Drita zbulon çmimet për ndeshjen kundër Royal Antwerp - NACIONALE

Drita zbulon çmimet për ndeshjen kundër Royal Antwerp

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Klubi futbollistik Drita ka bërë publike çmimet për ndeshjen kthyese kundër Royal Antwerp.

Përmes një postimi në "Facebook", "Intelektualët" kanë treguar se çmimet e biletave fillojnë nga 2 euro në veri, e deri në 20 euro në zonën VIP.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

"Klubi jonë FC DRITA ju njofton se biletat për ndeshjen e kthimit, FC DRITA - Royal Antëerp FC do të dalin në shitje nga dita e marte në formë fizike në dy pika të shitjes:

• Para teatrit të qytetit

• Te stadioni i qytetit(te sheshi)

Shitja fillon prej orës 12:00 deri në ora 20:00.

Gjithashtu ditën e ndeshjes biletat do të dalin në shitje afër stadiumit “FADIL VOKRRI” në dy pika të shitjes.

Tribina në Jug është e mbyllur, ndërsa çmimet për biletat në dispozicion janë:

• Veri 2 euro

• Lindje 3 euro

• Perëndim 7 euro

• VIP 20 euro

Te gjitha biletat do te jene me barkod identifikues", shkroi klubi.

Lajme të ngjashme