Drenica - Ferizaj dhe Dukagjini - Gjilani: Mbyllen pjesët e para - NACIONALE

Drenica - Ferizaj dhe Dukagjini - Gjilani: Mbyllen pjesët e para

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kanë përfunduar pjesët e para nga dy ndeshjet që kanë filluar nga ora 15:00, në kuadër të xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në futboll.

Në ndeshjen mes Drenicës dhe Ferizajt, përkundër rasteve në intervalin e parë, nuk pati gola dhe u mbyll 0-0.

Në anën tjetër, Gjilani i dha fund pjesës së parë si mysafir i Dukagjinit me epërsi 1-0.

Përparim Islami me një pasim nga brendësia e zonës në minutën e 38 gjeti në qendër të sulmit, Solomon, i cili - pas një rrotullimi brilant - nuk e patë të vështirë të qëllonte nga afërsia dhe të shënonte golin e epërsisë 1-0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Drenica 0-0 Ferizaj, Dukagjini 0-1 Gjilani, pas pjesës së parë.

Lajme të ngjashme