Drenas: I dyshuari po i thyente dritaret e shtëpisë, më pas i sulmon edhe policët - NACIONALE

Drenas: I dyshuari po i thyente dritaret e shtëpisë, më pas i sulmon edhe policët

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Një rast i sulmit ndaj personit zyrtar ka ndodhur në Drenas.

Atje një i dyshuar ishte duke thyer dritaret e shtëpisë. Kur Policia shkoi në vendin e ngjarjes, sulmoi edhe zyrtarët policorë.

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Fsh. Arbëri e Epërme, Gllogoc/ 16.12.2025 – 15:52. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nga njësiti policor ishte hasur duke demoluar dhe thyer dritaret e shtëpisë, po ashtu i njëjti i ka sulmuar dy zyrtarë policor. Si pasojë e sulmit dy zyrtarët policor kanë pranuar tretman mjekësor. Gjithashtu ndihmë mjekësore ka pranuar edhe i dyshuari i cili pas intervistimit lidhur me veprën penale me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme