"Mashtrimet me viza": Drejtori i Visametric i ik gazetarëve të Nacionales, ata i shkojnë tek zyret
Gjatë ditës së djeshme, gazetari Vullnet Krasniqi ka vizituar kompaninë “Visa Metric” për të kërkuar llogari se pse po ia marrin qytetarëve nga 30 euro, pasi sipas Gjykatës Komerciale “Visa Metric” po i merr kundërligjshëm nga 30 euro qytetarëve.
Ndërsa sot, Vullnet ka tentuar të komunikoj me drejtorin përgjegjës, Serdal Ozdemir të “Visa Metric”, mirëpo i njëjti i ka ikur gazetarëve.
Fillimisht, në bashkëpunim me kolegen Miranda Shala kanë tentuar të flasin me drejtorin përgjegjës, pasi që i njëjti ishte nga shteti i Turqisë.
Ozdemir u përgjigj në telefon, mirëpo sa po kuptoj se e kishin thirrur disa gazetar, ai ia dha telefonin një shqiptari, duke thënë se nuk ishte numri i Serdalit
Vullnet dhe Miranda nga zyra kanë shkuar tek adresa ku në ARBK ishte e paraqitur si adresa e zyrës së Serdalit, mirëpo kur ata kanë mbërritur në adresë, aty figuronte se ishin zyrët e disa avokatëve.
