Drejtori i AKI-së para komisionit parlamentar, menjëherë përplasen Zyba e Musliu - NACIONALE

Drejtori i AKI-së para komisionit parlamentar, menjëherë përplasen Zyba e Musliu

1 vit më parë

nga NACIONALE

Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, e ka nisur raportimin e tij para komisionit paralamentar. Gazeta Nacionale mëson se aty do të flitet për lajmin e rremë të RTK-së, meqenëse drejtori i televizionit publik, Rilind Gërvalla, për lajmin e rremë është thirrur në informacione nga Agjencia e Intelegjencës së Kosovës.

Me të filluar mbledhja, janë përplasur deputetja e PDK-së, kryetarja e Komisionit, Ganimete Musliu, dhe deputeti i VV-së, Sali Zyba.

Ky i fundit ka insistuar që drejtori të mos raportojë për çështjen në fjalë.

"Cili eshte presioni i kryetares së komisionit, nga kush e ke thirrë mbledhjen me propagandë të SMS-ve” – tha Zyba.

Ndërkohë Musliu i është kthyer Zybës, duke i thënë atij se nuk mund të vendosë nëse raportimi do të ndodhë ose jo.

Lajme të ngjashme