Drejtoresha e MCC-së: Programi Kompakt i domosdoshëm për Kosovën - NACIONALE

Drejtoresha e MCC-së: Programi Kompakt i domosdoshëm për Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtoresha ekzekutive e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, Alice Albright, ka folur për projektin amerikan në Kosovë për gazsjellësin kundrejt baterive për ruajtje.

Albright ka thënë se MCC është korrekte edhe ndaj përzgjedhjes së qeverisë për projektin me baterië për ruajtje.

“E përmenda në fillim se si pronësia e shtetit është shumë e rëndësishme në mënyrën se si ne punojmë, pra ne ishim shumë të lumtur të punojmë me qeverinë dhe zgjedhjen e tyre që të favorizojnë opsionin për bateritë për ruajtje. Në kuptim të fondeve që janë të përfshira, nuk kanë humbur fonde të MCC-së, qeveria është duke marrë të njëjtat fonde nga MCC-ja që do t’i kishte marrë”, ka thënë Albright në Klan Kosova.

Ajo tha se ly projekt do t’u jap përfshirje dhe inkuadrim grave në sektorin e energjisë.

Ne jemi shumë komod me këtë zgjedhje dhe jemi gjithashtu komod me atë aspekt të projektit, i cili do të vazhdojë të punojë në përfshirjen dhe inkuadrimin e grave në këtë sektor dhe t’u japë atyre aftësitë dhe trajnimin që u duhet për të filluar të përfshihen në atë që ministrja e përshkroi në mënyrë shumë të saktë se do të jetë një sektor shumë dinamik këtu”, tha kryeshefja e MCC-së.

Lajme të ngjashme