Dramë: Vuçiqi nesër në seancë të jashtëzakonshme, deklarohet për "presionet rreth Kosovës dhe RS-së"
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nesër nga ora 10:00 e mëngjesit do të jetë pjesë e një "seance të jashtëzakonshme" të Qeverisë së Serbisë, për çka media të afërta me ta njoftuan se do të mblidhen krerjtë e shtetit serb për të adresuar “presionet e mëdha” ndaj Serbisë në raport me Kosovën dhe entitetin serb të BeH-së, “Republika Srpska”-n.
Në tone dramatike, tablloidi ‘Novosti’ shkroi se “në këtë seancë në formatin më të gjerë, e cila është caktuar për në orën 10, do të shqyrtohet plani i veprimit, përkatësisht reagimi i shtetit ndaj situatës jashtëzakonisht të pafavorshme politike, e cila kulmoi me presionin e fundit ndaj Beogradit kur është fjala për Kosovën dhe Republika Srpska”.