“Dorën sharrë me ma pre s’e votoj më Hajrulla Çekun”: Kasapolli e quan“më të dobëtin ndonjëherë” si ministër
“Kurrë ministër më të dobët nuk kam pa”, tha ikona e komentimit të sportit, Agim Kasapolli, duke iu referuar Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku-n, të cilin tregoi se edhe e ka mbështetur dhe votuar.
“Sot dorën sharrë me ma pre nuk e votoj më”, tha Kasapolli në një intervistë për Berat Buzhala.
Pyetur se çka ka bërë Vetëvendosja në politikat e saj rreth sportit, ai thotë se “nuk kanë bërë kurrgjë, përkundrazi veç çka kanë shkatërru”, referuar punës së Çekut, ndonëse e pranoi se e ka votuar dhe se e voton ende Vetëvendosjen.