Donika Tahirsylaj Alidemi shpallet Ambasadore për Paqe nga një organizatë
Doktoresha Donika Tahirsylaj Alidemi është zgjedhur Ambasadore për Paqe Botërore në një organizatë të huaj për periudhë pesë vjeçare, deri më 2028.
Kjo shpallje është bërë në organizatën botërore “Inlove Humanity Mission” dhe shpreh vlerësimin dhe admirimin për angazhimin e saj dhe kontributin domethënës për Paqe, Dashuri, Humanitet dhe mbrojtje të të drejtave të njeriut në Botë.”
Sipas misionit të kësaj organizate, thuhet që ka për vizion e mision që të fokusohet në shërbimin pa lakminë materialiste dhe diskriminim, mes tjerash.
Ajo i ka njoftuar edhe miqtë e saj në Facebook për një gjë të tillë duke thënë se ky është “privilegj që më motivon dhe obligon që me nder dhe përgjegjësi t’i shërbej popullit tim”.