Dogana zbulon cigare elektronike në një autobus që vinte nga Gjermania në Kosovë
Dogana e Kosovës ka lëshuar një komunikatë, ku njoftohet për një sasi të konsiderueshme të cigareve elektronike, të cilat dyshohen se po kontrabandoheshin për në Kosovës.
Dogana ka njoftuar se në pikën kuftiare ka kërkuar hapjen e të gjitha bagazheve, ndërsa drejtuesi i mjetit ka deklaruar se “bagazhet në pjesën e majtë të autobusit nuk hapen”.
“Oficeret Doganore së bashku me Oficerët e Policisë kanë hapur bagazhet, ku janë gjetur sasi prej 17,290 pako cigaret elektronike të shijeve të ndryshme, së bashku me 10,000 thithje (puffs) në sasi prej 20 ml secila, fillimisht në pjesën e majtë të bagazhit. Pas kësaj, autobusi është selektuar për kontroll të vijës së dytë, respektivisht për kontroll detal. Kontrolli ka rezultuar me gjetjen edhe të një sasie të konsiderueshme të cigareve elektronike në fund të autobusit dhe nën karrige të mbuluara me valixhe dhe gjësende të udhëtarëve. Drejtuesi i autobusit ka pranuar verbalisht se malli i takon atij. Tërë sasia është konfiskuar derisa veprimet në lidhje me këtë rast do të vazhdojnë në përputhje me procedurat dhe rregulloret relevante të doganës.” – thuhet në njoftim.