Do të vinë “trupa shtesë rumune”, njofton Komandanti i KFOR-it - NACIONALE

Do të vinë “trupa shtesë rumune”, njofton Komandanti i KFOR-it

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një konferencë për media për gazetarë në Prishtinë, Komadanti italian në largim i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, njoftoi se misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë – përveç njoftimeve për trupa shtesë britanike dhe gjermane – do t’i bashkohen edhe trupa rumune, ndonëse nuk specifikoi numër sa dhe as datë fikse se kur. Ristuccia u shpreh para gazetarëve se “së shpejti” do të shtohen trupa rumune dhe “të vendeve tjera aleate”.

Ditë më parë u njoftua edhe për një kontigjent të ri britanik që ka ardhur në Kosovë, ndërkaq sot një zëdhënëse e ministrisë gjermane të mbrojtjes lajmëroi se 150 ushtarë gjermanë në prill të vitit të ardhshëm do të jenë në Kosovë në kuadër të misionit të KFOR-it, siç e citoi Reuters.

Lajme të ngjashme