Do të jetë bartës i listës së AAK-së, Ardian Gjini del me një postim - NACIONALE

Do të jetë bartës i listës së AAK-së, Ardian Gjini del me një postim

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Bartësi i listës së AAK-së për zgjedhjet e 7 qershorit, Ardian Gjini ka thënë se Kosova nuk ka kohë për eksperimente.

Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se AAK-ja po futet në këtë proces me vision të qartë dhe të guximshëm.

Përpara nesh është një kapitull i ri!

Sot po prezantojmë listën e Aleancës për zgjedhjet e 7 qershorit. Kam nderin dhe përgjegjësinë e madhe që në këtë garë të jem bartës i kësaj liste të fitores, bashkë me kryetarin Ramush Haradinaj dhe ekipin tonë të palëkundur.

Aleanca futet në këtë proces me një vizion të qartë dhe të guximshëm.

Kosova nuk ka kohë për eksperimente, vendi ka nevojë për vendime të prera dhe zhvillim të prekshëm.

Ky rreshtim i joni përfaqëson besnikërinë ndaj qytetarit dhe andrrën për Kosovën që do ta mbrojmë e do ta jetësojmë me çdo kusht”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme