“Do të duhej dorëhequr, arrestuar dhe burgosur”: Haxhiu i ashpër pas publikimit të dokumentit shqetësues të 2017’ës shkruar nga Kurti - NACIONALE

“Do të duhej dorëhequr, arrestuar dhe burgosur”: Haxhiu i ashpër pas publikimit të dokumentit shqetësues të 2017’ës shkruar nga Kurti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas publikimit të një dokumenti 52 faqësh të shkruar nga dora e (tash) Kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, më 2017, ku ai harton mënyrën e tij se si duhet të organizuar dhe funskionar organizata e Lëvizjes Vetëvendosjes, ka reaguar me ashpërsi të madhe, gazetari Baton Haxhiu, i cili e ka të vështirë të kuptojë “mosreagimin” e publikut, për atë që në atë letër, siç thotë ai, “dhuna e gënjeshtra të trajtohen si mjete legjitime të marrjes së pushtetit politik”.

Madje, Haxhiu shkruan edhe se me t’u publikuar ai dokument është dashur të dorëhiqet vetë Albin Kurti nga kreu i shtetit, dhe kjo gjë të pasohej me “arrestimin dhe burgosjen e tij”.

Është e trishtë ta shohësh zvetënimin e thellë moral dhe kulturor të shoqërisë kosovare para Albin Kurtit, sinqerisht! Në një vend normal, me kulturë themelore personale, e lëre më të thellë demokratike, publikimi i dokumentit të themeleve organizative të VV-së, do të duhej të përfundonte me dorëheqjen e turpshme të Kryeministrit, pasuar nga arrestimi dhe burgosja e tij!”, ka shkruar Haxhiu.

Përkundër kësaj, asnjë reagim serioz nga media, apo shoqëria civile: kujdestarët e partisë edhe njëherë morën masa që kjo të duket një gjë normale, dhuna e gënjeshtra të trajtohen si mjete legjitime të marrjes së pushtetit politik. Në çdo vend të botës, dalja në shesh e këtij dokumenti, do t’i mbushte sheshet, rrugët dhe do t’i kushtonte me turp të përjetshëm maskarait në krye të pushtetit”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme