"Do ta paraqes edhe në Prokurori", Kelmendi i drejtohet BIRN-it dhe Jeta Xharrës me pesë pyetje për “Lule Gjeli”
Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar lidhur me profilin e rremë me emrin “Lule Gjeli”, i cili, sipas pretendimeve, është përdorur për të sulmuar dhe linçuar zërat kritikë të pushtetit. Ai ka kërkuar gjithashtu transparencë nga Jeta Xharra dhe BIRN Kosova lidhur me botimet që ky profil i rremë kishte bërë në mediumin Kallxo.com.
Kelmendi ka shpërndarë statusin e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, ndërsa ka theksuar se planifikon edhe ai vetë ta paraqesë në Prokurori profilin/personin që në Facebook njihet me emrin “Lule Gjeli”.
Tutje, Kelmendi ka kërkuar transparencë nga BIRN Kosova, Kallxo.com, Internews Kosova dhe drejtoresha Jeta Xharra, duke u bërë thirrje që të sqarojnë publikisht këto çështje:
1. Kush është autori me emrin “Lule Gjeli”?
2. Çfarë bashkëpunimi tjetër kanë pasur me “Lule Gjeli”?
3. Në cilën periudhë kohore ka bashkëpunuar me ta, sa ka zgjatur ky bashkëpunim, a është paguar ai/ajo për publikimet e tij/saj dhe me çfarë fondesh është paguar?
4. A ka qenë ndonjë politikan i përfshirë në diskutimet gjatë angazhimit të “Lule Gjeli” për publikimin e opinioneve proqeveritare?
5. A do t’u kërkoni falje qindra viktimave, një prej të cilave jam edhe unë, për dëmin që u ka shkaktuar profili “Lule Gjeli”?
Postimi i plotë i Kelmendit:
"Për shkak se edhe unë planifikoj ta paraqes këtë profil/person para organeve të rendit për shkak të shpifjeve monstruoze në vazhdimësi ndaj meje dhe familjes sime, i bashkohem kërkesës së drejtë publike të kryetarit Përparim Rama. Përgjigjet në këto pyetje janë qenësore për ta zbardhur rastin:
Në emër të transparencës dhe llogaridhënies publike, i bëj thirrje BIRN Kosovës, Kallxo.com, Internews Kosova dhe drejtoreshës Jeta Xharra që të sqarojnë publikisht këto çështje:
1. Kush është autori me emrin “Lule Gjeli”?
2. Çfarë bashkëpunimi tjetër kanë pasur me “Lule Gjeli”?
3. Në cilën periudhë kohore ka bashkëpunuar me ta, sa ka zgjatur ky bashkëpunim, a është paguar ai/ajo për publikimet e tij/saj dhe me çfarë fondesh është paguar?
4. A ka qenë ndonjë politikan i përfshirë në diskutimet gjatë angazhimit të “Lule Gjeli” për publikimin e opinioneve proqeveritare?
5. A do t’u kërkoni falje qindra viktimave, një prej të cilave jam edhe unë, për dëmin që u ka shkaktuar profili “Lule Gjeli”?"