Djali 4-vjeçar shpëtoi nënën e tij një ditë pasi ajo e mësoi atë se si të telefononte 911 - NACIONALE

Djali 4-vjeçar shpëtoi nënën e tij një ditë pasi ajo e mësoi atë se si të telefononte 911

4 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Një djalë 4-vjeçar nga Australia arriti të shpëtojë nënën e tij duke telefonuar 911, vetëm një ditë pasi ajo e mësoi se si ta bënte këtë.

Monty Cocker thirri numrin kombëtar të urgjencës më 27 gusht dhe u tha operatorëve që mamaja e tij ishte rrëzuar dhe ishte keq.

“Kur arritëm në adresë, ai ishte në dritare duke na bërë me dorë”, tha tekniku mjekësor Mark Small.

“Reagimi i tij i shpejtë ishte kyç”

Monty më pas ndihmoi punonjësit e urgjencës për të hetuar se çfarë ndodhi, domethënë për të përcaktuar se si nëna e tij pati një konvulsion.

“Reagimi i tij i shpejtë ishte kyç, sepse nëse goditni kokën në një rënie ose keni një konvulsion të zgjatur, mund të jetë shumë serioze”, tha Small.

Mjekët e ndihmës mjekësore u kthyen në shtëpinë në Launceston, Tasmania, sot për t'i dhënë djalit një certifikatë mirënjohjeje. Nëna e tij, e cila është infermiere, u tha gazetarëve se Monty e dinte se kishte bërë një gjë të mirë, por ai nuk u mburr shumë dhe u tha miqve të tij në kopshtin e fëmijëve se ishte e lehtë për ta bërë.

“Erdhi gjyshja e tij dhe e pyeti: “Ku është superheroi?” dhe ai tha: “Oh jo, unë nuk jam superhero, unë jam thjesht një hero”, tha nëna.

"Kur u zgjova, ambulanca ishte tashmë atje"

Një ditë para incidentit, Cocker i shpjegoi Montit se si të telefononte 911 nga celulari, edhe nëse ai ishte i kyçur. Ajo nuk e priste që ai do ta zbatonte kaq shpejt atë që mësoi, shkruan BBC.

Ajo tha se atë ditë filloi të ndihej keq dhe u përpoq të telefononte burrin e saj, por që pas kësaj nuk mban mend pothuajse asgjë.

"Kur erdha në mendje, ambulanca ishte tashmë aty. Jam shumë krenare për të", tha ajo.

Smalls tha se ka 13 vjet që punon si teknik mjekësor dhe se ka parë fëmijë më të mëdhenj të telefonojnë më parë në 911, por kjo është hera e parë që ata marrin një telefonatë nga një katërvjeçar. /Nacionale/

Lajme të ngjashme