Ditari i Buzhalës 42 (II): Pushteti krenohet me asfaltin sa “peta e laknorit” - NACIONALE

Ditari i Buzhalës 42 (II): Pushteti krenohet me asfaltin sa “peta e laknorit”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në pjesën e dytë te “Ditari i Buzhalës”, gazetari i Nacionales, Berat Buzhala komenton mburrjen e pushtetit dhe eksponentëve të Vetëvendosjes me asfaltimin e disa rrugëve në veri të Mitrovicës.

Me një satirë të kujdesshme, Buzhala komenton krenarinë e pushtetit me asfalt, që si opozitë kritikonte pushtet e kaluara për koncentrimin në asfalt.

Promovimi i “petës së laknurit” siç pëlqen ta quaj Buzhala, filloi me zëdhënësin e VV-së, Arlind Manxhuka, i cili thoshte se asfalti në veri po shtrohet si asnjëherë më parë.

Buzhala komenton edhe ‘krenarinë’ e ministrit Liburn Aliu, i cili na njoftoi se ka përfunduar shtrimi rrugës në Kurse ministri i Infrastrukturës në Maxherë – një pjesë e qetë në veri të Kosovës, ku qetësisht jeton edhe një mik i gazetarit Buzhala, i cili po provonte të imagjinonte krenarinë e kësaj qeverie nëse do të ndërtonte autostrada.

Satira e Buzhalës kulmon mbi personazhin që tronditi Kosovën e Shqipërinë në ditët e para të vitit.

Një fotografi e PDK-së me disa eksponentë jo mjaft të pëlqyer për krahun pak më radikal të partisë, e kalli cigaren në fabrikën e barutit. Këtu, cigarja mund të ketë qenë Buzhala që edhe vetë është personazh në fotografi.

Ndërkohë pozita mburret me nja dy-tri rrugë të ngushta që u shtruan në veri, e që sipas Buzhalës bllokadën ua bën me një “Golf 2”.

Tri video/meme satirike paraqesin Bleron Baraliut me lot në sy, i detyruar ta marrë pasaportën amerikane. Mjeri ai.

Kur jemi te Amerika, kujtojmë se atje kemi deputetin Mefail Bajqinovci. Me gjasë te ndonjë familjar, por Buzhala assesi s’mund ta mbyllë emisionin pa e futur në satirë.

Pjesa e dytë e Ditarit, përfundon me personazhin e këtyre ditëve – Dibran Hoxha, i njohur si “Kobra”, i cili nuk e ka fare idenë se çka janë veprat kriminale, ndonëse shpesh është përfshirë në to.

Lajme të ngjashme