“Dita e zisë, një spektakël mahintës,” historiani nga Kosova në Britani përshkruan funeralin e Mbretëreshës
Britania dhe mbarë bota do t’i japin sot lamtumirën e fundit Mbretëreshës Elizabeth II. Në funeralin shtetëror të organizuar për monarken, po marrin pjesë liderë nga e gjithë bota e miliona njerëz.
Duke përshkruar ditën e zisë, historiani nga Kosova, Daut Dauti, ka shkruar në Facebook për manifestimin që po mbahet atje.
Dauti thotë se dita e zisë në vend është shndërruar në një spektakël mahnitës, ndërsa e cilëson organizimin madhështor si një manifestim të shkëlqimit të fuqisë së dikurshme perandorake.
Postimi i plotë:
Në mëngjes kur e hapi dritaren, depërton një zhurmë shurdhuese që vjen nga lëvizja e njerëzve, automjeteve dhe aeroplanave. Sot nuk ka asnjë zë, as në tokë e as në qiell. Njerëzit janë ngjitur për televizori. Në televizor Magna Britannia e ka shndërruar ditën e zisë në spektakël mahnitës. Manifestim i shkëlqimit të fuqisë së dikurshme perandorake të Britannia Pacificatrix.