Digjen dy kamionë në pronësi të shqiptarëve në Zubin Potok - NACIONALE

Digjen dy kamionë në pronësi të shqiptarëve në Zubin Potok

4 vjet më parë

nga Anita Nikaj

Afër rrugës që ndan fshatrat Zupç dhe Çabër të Zubin Potokot, dy kamionë të kompanisë shqiptare, të cilët po punonin në një projekt u dogjën tërësisht.

Ata thonë se nuk kishin kërcënime, mirëpo punën nuk do ta fillojnë pa iu garantuar siguria nga Policia e Kosovës.

Hakif Bajrami, menaxheri kësaj kompanie që po kryen disa punime në këtë zonë, është i befasuar me atë se çfarë ka ndodhur, derisa nuk i di motivet e ngjarjes.

“Nuk kemi pasur asnjë telashe, kemi punu normal, sot na kanë lajmëruar edhe na tregun që i kanë djeg”, ka thënë Bajrami.

Por, Bajramin më shumë e shqetëson fakti që në veri të Kosovës nuk po mundën të punojnë lirshëm.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje për djegien e këtyre kamionëve.

Në vendin e ngjarjes pasdite kanë shkuar KFOR-i italian, pjesëtarë të së cilit diskutuan me pronarët e kamionëve.

Lokacioni ku janë djegur kamionët është pak metra larg hapësirës ku para disa muajsh Policia e Kosovës u sulmua me armë zjarri./DTV

Lajme të ngjashme