Dialogu Kosovë - Serbi, Grenell mban konferencë virtuale për media
Ish-emisari i posaçëm i presidentit të 45 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për dialogun Kosovë - Serbi, Richard Grenell do të mbajë të premten një konferencë për media.
Arsyeja ka të bëjë pikërisht për dialogun e lartapostrofuar, e për të cilin ishte angazhuar goxha edhe personalisht, duke ndihmuar në marrëveshjen e 4 shtatorit 2020.
Përmes një komunikate, ka bërë të ditur se e njëjta konferencë do të jetë virtuale, dhe se ata që do ta ndjekin mund të parashtrojnë edhe pyetje.
Konferenca gjegjëse do të mbahet në ora 09:00.
Nacionale do t'ju raportojë në kohë reale për çdo risi nga kjo paraqitje e Grenell dhe jo vetëm.