Dhunoi viktimën me aftësi të kufizuara mendore: 30 ditë paraburgim për të dyshuarin - NACIONALE

Dhunoi viktimën me aftësi të kufizuara mendore: 30 ditë paraburgim për të dyshuarin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore e Ferizajt njofton se është caktuar një muaj paraburgim për Xh.D i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhunimi”.

Sipas njoftimit nga kjo Gjykatë behet e ditur se “i pandehuri me dashje e detyron të dëmtuarën Q.V., si viktimë e ndjeshme për shkak të aftësive të kufizuara mendore që ka, që e njëjta të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj”, shkruan Lajmi.net

Tutje personi në fjalë siç behët e ditur e kishte mbajtur për dy ditë të mbyllur viktimën duke ushtruar edhe dhune fizike ku më pas me veturë e ka dërguar në të njëjtin vend ku e ka marr

“Ekziston dyshimi i bazuar, se me datë 1 dhe 2 maj të vitit 2024, në Ferizaj, saktësisht në një motel në Ferizaj, i pandehuri me dashje e detyron të dëmtuarën Q.V., si viktimë e ndjeshme për shkak të aftësive të kufizuara mendore që ka, që e njëjta të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj në atë mënyrë që fillimisht më datën 1 maj 2024 e josh të dëmtuarën përmes rrjetit social “facebook” që të takohen, ashtu që në një vend në Kaçanik del e dëmtuara ku i pandehuri shkon dhe e merr të njëjtën me një veturë të tipit “Passat” dhe e dërgon në një motel në Ferizaj, ku aty e mban të mbyllur për dy ditë rresht dhe gjatë kësaj kohe e detyron të dëmtuarën që të kryej akt seksual disa hera dhe për ta bindur që të kryej akt seksual i pandehuri ushtron edhe dhunë fizike ndaj të dëmtuarës, kurse në fund pas dy dite i pandehuri me të njëjtën veturë që e kishte marr të dëmtuarën, e dërgon në të njëjtin vend e lë në rrugë”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme