Dhunimi i të miturës, Sveçla: Kam kërkuar angazhim maksimal nga Policia e Kosovës - NACIONALE

Dhunimi i të miturës, Sveçla: Kam kërkuar angazhim maksimal nga Policia e Kosovës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj raportimit për dhunimin e një vajzë të mitur nga pesë persona.

Siç njofton i pari i kësaj ministrie, numri i të arrestuarve të cilët dyshohet se e kanë dhunuar një vajzë 11 vjeçare në Prishtinë, ka shkuar në katër.

Sveçla ka thënë se është kërkuar angazhim maksimal për arrestimin e të dyshuarve.

Më tej, Sveçla ka thënë se ratë të tilla që cenojnë jetën, integritetin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve tanë, nuk duhen lejuar.

Shkrimi i plotë i ministrit Sveçla në Facebook:

Me shqetësim kam pranuar lajmin për dhunimin e një vajze të mitur, 11 vjeçare, nga 5 persona për disa orë me radhë. Jam i vetëdijshëm për shqetësimin e drejtë të secilit prind e secilës vajzë në vendin tonë.

Nga Policia e Kosovës kam kërkuar angazhim maksimal për arrestimin sa më të shpejtë të të gjithë kryesve të këtij akti makabër dhe sapo u njoftova se janë arrestuar edhe 2 të tjerë. Koordinimi i të gjitha organeve kompetente është i domosdoshëm sepse nuk ka asnjë dilemë që dënimi ndaj këtyre kriminelëve duhet të jetë maksimal.

Nuk duhet dhe nuk do të tolerohet asnjë veprim që cënon jetën, integritetin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve tanë. Vendi ynë duhet dhe do të jetë vend i sigurtë për të gjithë, sidomos për vajzat dhe gratë, dhe nuk ka asnjë alternativë tjetër.

Lajme të ngjashme