Dhunë në familje: Prishtinasi arrestohet dhe dërgohet në Neuropsikiatri
Policia e Kosovës ka arrestuar dhe dërguar në Klinikën e Neuropsikiatrisë një person pasi dyshohet për dhunë në familje dhe përdorim të drogës.
Sipas policisë, ndaj tij është inicuar rast për dhunë në familje.
Raporti i plotë i PK-së:
POSEDIM I PA AUTORIZUAR I NARKOTIKËVE | Prishtinë 19.07.2022-19:53. Njësia policore pas pranimit të një informate për dhunë në familje te i dyshuari mashkull kosovar ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të dyshuar të substancave narkotike të llojit marihuanë. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në klinikën neuropsikiatrike për trajtim mjekësor, poashtu ndaj tij është inicuar rasti për dhunë në familje.