Dhjetë të vrarë dhe të paktën 15 të plagosur pas sulmeve me thikë në Kanada - NACIONALE

Dhjetë të vrarë dhe të paktën 15 të plagosur pas sulmeve me thikë në Kanada

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Dhjetë persona janë vrarë dhe të paktën 15 të tjerë janë plagosur pas goditjeve me thikë në provincën Saskatchewan të Kanadasë.

Policia ka bërë të ditur se sulmet kanë ndodhur në lokacione të ndryshme dhe janë duke u hetuar 13 skena krimi.

Policia më tej tha se dukej se disa nga viktimat ishin në shënjestër ndërsa të tjerët janë sulmuar rastësisht.

Incidentet e fundit janë përshkruar nga kryeministri kanadez Justin Trudeau si "të tmerrshme dhe zemërthyese" ndërsa kryeministri i provincës, Scott Moe, ka shkruar në Twitter se nuk kishte fjalë për të "përshkruar në mënyrë adekuate dhimbjen dhe humbjen e shkaktuar nga kjo dhunë e pakuptimtë".

Një deklaratë nga udhëheqësit indigjenë tregoi se sulmet, në komunitetin indigjen të James Smith Cree Nation dhe në fshatin e afërt të Weldon, mund të kenë qenë të lidhura me drogën.

Lajme të ngjashme