Detaje të reja të aksidentit tragjik që u mori jetën çiftit shqiptar
Në vazhdën e aksidentit të tmerrshëm që i mori jetën një çifti shqiptar në rrugët e Greqisë, më shumë informacione kanë dalë në dritë. Sipas mediave greke, drejtuesi dhe pasagjeri i makinës kanë bërë një gabim vdekjeprurës që shkaktoi përplasjen herët në mëngjes në Ionia Odos.
Sipas raportimeve të mediave greke, makina në të cilën po udhëtonin 58-vjeçari shqiptar dhe gruaja e tij 50-vjeçare ka ngadalësuar shpejtësinë për shkak të një problemi teknik kur po udhëtonin përmes Ionia Odos në drejtim të Janinës.
Në kilometrin 171, drejtuesi 58-vjeçar ka ndaluar mjetin në korsinë e emergjencës dhe ka fikur motorin. Më pas, pasi ka hapur derën, ai është ngritur për të kontrolluar makinën e tij.
Gruaja e tij 50-vjeçare, e ulur në sediljen e majtë, iu bashkua duke dalë nga automjeti për ta ndihmuar. Djali i tyre 26-vjeçar dhe vajza 10-vjeçare mbetën në makinë.
Dyshja bënë gabimin duke qëndruar pas dyerve të automobilit, i cili doli nga korsia e emergjencës pavarësisht se ishte parkuar në një vend të sigurt.
Ata u tërhoqën zvarrë si pasojë e përplasjes së shoferit të makinës tjetër me dyert që shtriheshin përtej vijës së korsisë së emergjencës. Mashkulli 58-vjeçar ka ndërruar jetë menjëherë, kurse bashkëshortja e tij 50-vjeçare ka pësuar lëndime të rënda dhe ka ndërruar jetë pak pasi u dërgua në spital, shkruan abcnws.al.