Dështon sërish seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës - NACIONALE

Dështon sërish seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ka dështuar sërish mbajtja e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, ku ishte paraparë të diskutohej projekt-dokumenti i Planit Zhvillimor Komunal 2025-2033.

Edhe në përpjekjen e dytë për të mbajtur këtë seancë nuk kishte kuorum për të vazhduar punimin, pasi në këtë seancë nuk kanë marrë pjesë asamblistët e LVV-së dhe PDK-së.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina, ka treguar arsyet dështimit të kësaj seance.

“24 anëtarë të Kuvendit janë prezentë, konstatoj se nuk kemi kuorum për mbajtjen e Kuvendit”, ka thënë Kupina, raporton EO.

Lajme të ngjashme