Dështon puçi ushtarak në Bolivi, arrestohet udhëheqësi i tij
Policia boliviane e ka arrestuar udhëheqësin e një puçi ushtarak në tentativë disa orë pasi pallati presidencial në kryeqytetin La Paz u vërshua nga ushtarët.
Automjete të blinduara dhe disa ushtarë kishin marrë pozicione në Sheshin “Murillo”, ku ndodhen ndërtesa kyçe qeveritare. Të gjithë më pastaj u tërhoqën, raporton televizioni BBC.
Udhëheqësi i ushtarëve të rebeluar, Gjeneral Juan Jose Zuniga, kishte thënë se dëshironte që ta “ristrukturonte demokracinë” dhe se përderisa e respektonte presidentin Luis Arce tani për tani, do të bëhej ndërrimi i Qeverisë. Tani ai është arrestuar.
Presidenti Arce e dënoi tentativën për puç, duke i bërë thirrje popullit që të “organizohej e mobilizohej... në favor të demokracisë”.
⚡️🇧🇴 BREAKING:
— Megatron (@Megatron_ron) June 27, 2024
A failed coup attempt in Bolivia by US-backed General Juan José Zúñiga.
Bolivia, a dramatic coup attempt aimed at President Luis Arce was stopped in its tracks.
Armored vehicles smashed into the government palace, yet Arce stood strong, swiftly replacing the… pic.twitter.com/ttDuIyTY3f
“Ne nuk mund të lejojmë edhe një herë që puçet në tentativë të marrin jetë boliviane” – tha ai në një porosi të transmetuar në televizion para popullit nga pallati presidencial.
Fjalët e tij patën efekt. Protestues pro demokracisë dolën rrugëve në përkrahje të pushtetit civil.
Presidenti gjithashtu njoftoi se do të emëronte komandantë të rinj të ushtrisë, duke i konfirmuar raportimet se Gjeneral Zuniga ishte shkarkuar pas kritikave të hapura ndaj ish-udhëheqësit të Bolivisë, Evo Morales.
Z. Morales gjithashtu e dënoi puçin në tentativë dhe bëri thirrje që të ngrihen aktakuza kundër Zunigas dhe “bashkëpunëtorëve” të tij.
Zyra e prokurorit publik ka hapur një hetim./Nacionale