Dëshmitari i 46-të në Hagë, del të jetë punëtor i MUP-it serb - NACIONALE

Dëshmitari i 46-të në Hagë, del të jetë punëtor i MUP-it serb

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Hagë po vazhdon gjykimi në rastin e krerëve të UÇK-së.

Dëshmitari i 46-të në këtë proces, është një serb i cili pretendon se që nga koha e luftës, nuk ka asnjë informacion për babain dhe vëllain.

Megjithatë, ky dëshmitar po del të jetë punëtor i MUP-it të Serbisë.

“Në vitin 2013 keni thënë se keni punuar në MUP-in serb”, pyeti avokati i Jakup Krasniqit.

“Kështu, po”, ia ktheu serbi.

“Punon ende aty”, pyeti avokati.

“Po”, ia ktheu dëshmitari.

Lajme të ngjashme