Dërgimi në Kushtetuese i ligjeve të miratuara në seancën e mesnatës, avokati i PDK-së: Shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka njoftuar se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese në lidhje me 20 ligjet e miratuara në seancën e 5 dhjetorit, për çka u shprehën të bindur se procedura e shqyrtimit dhe miratimi “kanë qenë kundër-kushtetuese”.
Në dritën e këtij njoftimi, avokati i PDK-së, Faton Fetahu, ka thënë se dërgimi në Gjykatën Kushtetuese “është shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve të cilët asnjëhërë nuk do të përfitojnë nga kontrabandimi i ligjeve, përmbajta e të cilave s’do mend se ju shërben vetëm grupeve të interesit dhe partisë në pushtet.”
Fetahu i quajti “traifikim dhe kontrabandim” 20 ligjet të cilat tha se prekin edhe interesin e qytetarëve dhe institucioneve shtetërore.
“Pa fije ndjesie për Kushtetutën dhe rregullat parlamentare, në një ditë të vetme, pa miratim nga Kryesia e Kuvendit, Kryetari Konjufca dhe shumica parlamentare ftuan disa seanca njërën pas tjetres, në të cilat trafikuan dhe kontrabanduan 20 ligje për të cilat preket fati dhe interesi i qytetarëve dhe institucioneve shtetërore.”